Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një personi në vendin e punës në Shtime.
Sipas raportit policor, viktima, ishte dërguar fillimisht në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor, mirëpo mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Dyshohet se viktima ishte lënduar rëndë derisa po punonte në një kompani, në rrethana që lidhen me sigurinë në vendin e punës.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
“Lidhur me rastin një person mashkull kosovar, me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.
Rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe mbetet nën hetim.
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...