Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon drejtuesit e NATO-s në Bruksel, në vëmendje edhe Kosova

16:37 | 15 Prill 2026
Q L

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, zhvilloi, një takim në Bruksel me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO, Giuseppe Cavo Dragone, në kuadër të forcimit të dialogut strategjik dhe thellimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me Aleancën.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në çdo nivel, me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë rajonale.

Një vëmendje e posaçme iu kushtua situatës në Kosovë dhe rolit të KFOR në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

“Takim i rëndësishëm me Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO, në funksion të forcimit të dialogut strategjik dhe thellimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me Aleancën në çdo nivel. Vëmendje e veçantë ndaj Kosovës dhe rolit të KFOR në garantimin e stabilitetit dhe paqes”, ka shkuar Nufi në një postim në rrjetet sociale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale