Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se vendi i tij ka parandaluar një përshkallëzim të madh në Lindja e Mesme, duke pretenduar se Irani ishte në prag të pushtimit të rajonit.
Në një intervistë për Fox News, Trump tha se sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane vitin e kaluar ndaluan planet e Teheranit për zgjerim ushtarak.
“Ata po shkonin për të pushtuar Lindjen e Mesme dhe ne i ndaluam,” u shpreh ai.
Presidenti shtoi se, në mungesë të ndërhyrjes së SHBA-së, Iran do të kishte ndërmarrë sulme ndaj vendeve të rajonit brenda pak javësh dhe do të kishte zhvilluar armë bërthamore në një kohë shumë të shkurtër.
Ai kritikoi gjithashtu marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të administratës së Barack Obama, duke argumentuar se ajo nuk arriti të ndalonte ambiciet bërthamore të Iranit.
Trump përmendi se, sipas tij, objektiva të mundshme të Iranit do të kishin qenë Izraeli, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dalin pensionet e moshës dhe ato kontribuuese
Luajti i gjakosur deri në fund të takimit me Atleticon, Ferm...
LDK akuzon MINT për tentim mbulimi të skandalit me njehsorët...
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...