Ekipet negociatore të SHBA-ve dhe Iranit mund të rikthehen në Islamabad këtë javë për të vazhduar bisedimet për t’i dhënë fund luftës. Të paktën kështu i tha një burim Agjencisë së Lajmeve Reuters të martën e 14 prillit.
Pas dështimit të negociatave në fundjavë, Shtetet e Bashkuara vendosën një bllokadë në portet e Iranit. Ndërsa tensionet janë në rritje në Lindjen e Mesme pas kësaj blllokade, sinjalet për një zgjidhje diplomatike kanë bërë që çmimet në tregjet e naftës të pësojnë ulje.
Bisedimet mes SHBA-ve dhe Iranit që përfunduan pa marrëveshje në Pakistan, ngritën pasiguri për armëpushimin dy javor mes vendeve.
Por një burim i përfshirë në bisedime tha se amerikanët dhe iranianët mund të rikthehen në negociata në fund të kësaj jave.
“Ende nuk është caktuar një datë, me delegacionet që mund të takohen mes të premtes dhe të dielës”, tha një burim iranian për Reuters.
Donald Trump u shpreh se Irani kishte qenë në kontakt të hënën dhe se donte një marrëveshje. Që kur SHBA-të dhe Izraeli filluan luftën më 28 shkurt, Irani mbylli Nguchticën e Hormuzit për thuajse të gjitha anijet përveç anijet e atyre shteteve që nuk kishin sulmuar Iranin. Pas kësaj lëvizjeje çmimet e naftës arritën shifra të larta.
Në një kundërpërgjigje, SHBA-të vendosën një bllokadë në portet e Iranit kjo edhe pas dështimit të bisedimeve mes palëve në Pakistan.
24 orë pas nisjes së bllokadës amerikane, ende nuk ka raportim për bllokim apo sulme ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit. Tre anije iraniane që po transportonin naftë e kaluan Ngushticën të martën siç treguan të dhënat, por mjetet nuk iu drejtuan apo u ankoruan në portet iraniane.
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...
E pamjaftueshme fitorja e Barcelonës, Atletico kalon tutje
PSG fiton edhe në “Anfield”, kalon në gjysmëfinale të Ligës ...