Gjykata e Lartë ka vendosur të marrë në shqyrtim më datë 23 prill rekursin e ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka kërkuar lirimin nga burgu. Deri më tani, kërkesat e tij të paraqitura në Shkallën e Parë dhe në Apel janë rrëzuar.
Sipas mbrojtjes së Metës, rrethanat kanë ndryshuar pasi dosja ndaj tij ka kaluar për gjykim. Rekursi do të shqyrtohet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genta Shala.
Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
Atletico – Barça, publikohen formacionet zyrtare
“The Reds” synojnë përmbysjen, Liverpool – PSG, këto janë 11...
Bellingham para sfidës me Bayern: Është finale për Real Madr...
Anije të lidhura me Iranin thuhet se po e shpërfillin blloka...
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në integrimin e...
Arbeloa: Ne jemi ekipi që nuk dorëzohet kurrë, jemi ata me 1...