Filmi kosovar me metrazh të gjatë “Dua”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, do ta ketë premierën botërore në “Semaine de la Critique”, në kuadër të Festivalit të Filmit në Kanë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, duke thënë se kjo është hera e parë që një film nga Kosova përzgjidhet në këtë seksion prestigjioz dhe kompetitiv të festivalit.
Kurti ka vlerësuar se regjisorja Blerta Basholli tashmë i ka bërë krenarë gjithë qytetarët e Kosovës me filmin “Zgjoi”, i cili ka fituar një numër të madh çmimesh ndërkombëtare.
Sipas tij, filmi “Dua” do të garojë për katër çmime kryesore në “Semaine de la Critique”, një nga seksionet më prestigjioze të Festivalit të Filmit në Kanë.
Siç thotë kryeministri, filmi “Dua” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe institucione të tjera ndërkombëtare, përfshirë Centre National du Cinéma et de l’Image Animée (CNC), Office Fédéral de la Culture, ARTE Cinema, Eurimages, SRF – Schweizer Radio und Fernsehen dhe Cineforom.
Basketbollistët më të dalluar në sezonin e rregullt, asnjë v...
Manxhuka reagon pas dënimit me burg: U çmontua ndikimi i Ser...
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
96 gjoba dhe 48 motoçikleta u konfiskuan gjatë një jave në r...
Sekuestrimi i mbi 17 kg heroinë, Sveçla përgëzon aksionin e ...
E pazakontë – Kinezi varroset bashkë me Mercedesin e t...