Një i mitur nuk ka resptuar urdhërin e policisë për të ndaluar, por që më pas i njëjti ka arritur të ndalet nga ta, dhe të njëjtit i është gjetur në veturë një karikatorë i AK 47 me 29 fishekë.
Gjatë kontrollit të terrenit në afërsi është gjetur dhe arma automatike AK 47 që dyshohet se është hedhur nga vetura nga i dyshuari i mitur në Istog.
I njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Njoftimi:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rruga për në Bjeshkën e Radushës, Istog 12.04.2026 – 23:20. Njësia policore ka urdhëruar për ndalim një veturë, mirëpo e njëjta nuk është ndaluar. Njësia policore më pas ka arritur të ndalë veturën, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një karikator i armës AK 47 me 29 fishekë. Veturën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), i cili është arrestuar. Gjatë kontrollit të terrenit në afërsi është gjetur një armë automatike AK 47 me karikator dhe 19 fishekë që dyshohet se është hedhur nga vetura nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit pas intervistimit në prezencë të prindit dhe avokatit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh.
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...
“Nuk e kemi shitur, as nuk do e shesim Sazanin”/ Rama nga Vl...
Flick para duelit me Atleticon: Përmbysja është e mundur, po...
Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humb...