Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer po planifikon një ligj që do t’i lejojë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të adoptojë rregullat e tregut të vetëm të BE-së pa një votim normal parlamentar.
Kjo masë është pjesë e një projektligji që synon ta afrojë Mbretërinë e Bashkuar me rregulloret e reja evropiane në fusha si standardet ushqimore.
Një burim i Partisë Laburiste i tha BBC-së: “Kjo do të ulë kostot për bizneset dhe do të heqë ‘taksën e dokumenteve të Brexit-it’ që shton koston e blerjeve javore.”
Planet kanë shkaktuar kundërshtime të forta nga Konservatorët dhe Reform UK.
Tregu i vetëm i BE-së është një marrëveshje që lejon lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis shteteve anëtare, duke aplikuar shumë rregulla dhe standarde të përbashkëta.
Aktualisht, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja po negociojnë marrëveshje të ndryshme, përfshirë një për sigurinë ushqimore dhe standardet për shëndetin e kafshëve dhe bimëve.
Legjislacioni parlamentar që do të shoqërojë disa nga këto marrëveshje pritet më vonë këtë vit dhe do të përfshijë kompetenca të reja që lejojnë të ashtuquajturin “harmonizim dinamik” me Evropën në fushat ku marrëveshjet tashmë janë nënshkruar.
Kjo do të thotë se sa herë që Brukseli miraton një rregull të ri, deputetët (MPs) do të kenë vetëm mundësi të kufizuara për ta shqyrtuar atë./rtk
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...