Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25.
Viktima, një mashkull kosovar, ka informuar policinë se derisa po lëvizte me automjetin e tij, nga një veturë tjetër në lëvizje një person i panjohur ka hapur zjarr në drejtim të tij.
Si pasojë e të shtënave, është goditur vetëm pjesa e pasme e veturës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë dy gëzhoja.
Me urdhër të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë” dhe mbetet në hetime.
“VRASJE NË TENTATIVËMagjistralja Prishtinë-Ferizaj 12.04.2026 – 22:25. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, në drejtim të tij nga një veturë tjetër në lëvizje, ka shtënë me armë një person i panjohur duke qëlluar vetëm pjesën e pasme të veturës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Në konsultim me prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...