Rritja e faturave të energjisë për shkak të luftës, Starmer thotë se është “i ngopur” me veprimet e Trump dhe Putin

12:24 | 10 Prill 2026
Q L

Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se është “i ngopur” duke parë faturat e energjisë në Mbretërinë e Bashkuar të rriten për shkak të veprimeve të ndërmarra nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin.

Komente, Starmer i bëri në një intervistë me podkastin Talking Politics të ITV News të enjten, ndërsa çmimet e naftës – të cilat janë rritur gjatë luftës SHBA-Izrael me Iranin luhateshin mes një armëpushimi të brishtë dyjavor.

“Jam i ngopur me faktin që familjet në të gjithë vendin shohin faturat e tyre të rriten e të ulen për energjinë, faturat e bizneseve të rriten e të ulen për energjinë, për shkak të veprimeve të Putinit ose Trumpit në të gjithë botën, dhe duke u thënë familjeve në të gjithë vendin, duke u thënë bizneseve në të gjithë vendin, ‘ne thjesht duhet të… durojmë të jemi në tregun ndërkombëtar’, citohet të ketë thënë ai.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, mbrojti veprimet e Trump.

“Shumë udhëheqës botërorë kanë kaluar dekada duke folur për kërcënimin që paraqet Irani, por nuk kanë bërë asgjë për të”, tha ajo për CBC News.

“Presidenti Trump ndërmori veprime të guximshme për të siguruar që Irani të mos mund të zotërojë kurrë një armë bërthamore dhe, siç tha ai, ne jemi shumë afër një marrëveshjeje përfundimtare për të ofruar paqe të qëndrueshme.”