Në rrugën Goleška në Graçanicë, mbeturinat vazhdojnë të jenë problem, edhe pas pastrimit të fundit nga Komuna.
Pak ditë pas largimit të tyre nga NPK “Ekologija” dhe pas raportimit të Arbresh.info, rruga është përsëri e mbushur me mbeturina dhe aroma e pakëndshme e pengon kalimin.
Ky problem nuk është i ri – për të njëjtën gjendje ishte raportuar nga portali Arbresh.info që në janar, por deri tani nuk janë ndërmarrë masa të mjaftueshme..
Në një përgjigje me shkrim për Arbresh.info, Komuna e Graçanicës ka deklaruar se problemi në këtë lokacion është i kahershëm dhe lidhet edhe me faktin se rruga përdoret nga banorë të Graçanicës dhe të Komunës së Prishtinës, përfshirë zonën e Hajvalisë.
Sipas komunës, në këtë lokacion janë vendosur disa herë tabela ndaluese për hedhjen e mbeturinave, por ato janë dëmtuar gjatë natës dhe më pas janë sjellë sasi të reja mbeturinash. Po ashtu, bëhet e ditur se para disa muajsh vendi është pastruar plotësisht.
“Problemi me mbeturinat në lokacionin e përmendur ekziston tashmë prej shumë vitesh. Në fakt, lokacioni është i tillë që nëpër atë rrugë kalojnë banorët e Graçanicës dhe të Komunës së Prishtinës, përkatësisht të vendbanimit Hajvali. Në këtë lokacion janë vendosur disa herë gjatë viteve të fundit tabela të ndryshme sinjalizuese që ndalojnë hedhjen e mbeturinave, por ato janë dëmtuar shumë shpejt gjatë natës dhe është sjellë sasi e re mbeturinash.
Para disa muajsh, komuna e ka pastruar plotësisht këtë vend. Inspektorët e Komunës së Graçanicës e vizitojnë rregullisht terrenin, por nuk është e mundur të përcaktohet saktësisht kush po bën hedhjen e paligjshme, prandaj dyshohet se kjo ndodh kryesisht gjatë natës“/Arbresh.info




Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...
Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellë...
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...