Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro shoferi në Istog

13:53 | 7 Prill 2026
Q L

Një shofer është gjobitur me 150 euro pasi i njëjti sipër veturës së tij kishte hipur një person tjetër i cili rrinte i shtrirë.

Rasti ka ndodhur në Istog.

Stacioni Policor në Istog ka shqiptuar tiketë ndaj një kundërvajtësi, i cili më datën 04.04.2026 ka lëvizur me veturën e tij, derisa mbi automjet ishte i shtrirë një person tjetër.

Me këtë veprim është rrezikuar seriozisht jeta e personit.

Shpërndaje në rrjete sociale