Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate

20:09 | 6 Prill 2026
E.G

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ka kërcënuar se e gjithë Irani mund të shkatërrohet në një natë, duke shtuar se ajo natë mund të jetë natën e nesërme. Ai ka deklaruar se do të derdhë ‘ferr’ mbi Teheran nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në orën 20:00 sipas kohës së Lindjes së SHBA-së (02:00 e nesërme në Evropë) për të hapur Ngushticën e Hormuzit.

Trump filloi konferencën duke lavdëruar operacionin amerikan të shpëtimit gjatë fundjavës. “Jemi këtu sot për të festuar suksesin e njërit nga misionet më të mëdha, më komplekse dhe më të rrezikshme të kërkimit dhe shpëtimit, një mision luftarak, që mund ta quani një mision kërkim-shpëtimi, i tentuar ndonjëherë nga ushtria,” tha ai.

Reuters raporton se gjatë operacionit, një aviator amerikan u nxorr me sukses nga Irani, pas një rreziku të madh për dështim. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi se e hëna do të sjellë volumin më të madh të sulmeve që nga fillimi i operacionit amerikan në Iran. Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, tha se agjencia ka realizuar “një fushatë mashtrimi për të ngatërruar iranianët që kërkonin aviatorin amerikan,” duke konfirmuar se ai ishte gjallë dhe i fshehur.

Gjithashtu, Trump kërcënoi të burgosë personin që rrjedhsi informacionin mbi operacionin, duke thënë se publikimi kishte vënë në rrezik misionin dhe pilotin. / Reuters

Shpërndaje në rrjete sociale