Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të protestojnë sot në Shkup, duke kërkuar të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Protesta, e thirrur nga kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit “Nënë Tereza”, Besar Sejdiu, nis në orën 12:30 nga Ura e Gurit.
Sipas organizatorëve, kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, por nuk po zbatohet në praktikë, duke penguar avancimin akademik të studentëve shqiptarë.
Ata theksojnë se protesta do të jetë paqësore dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe të nxisë institucionet për zgjidhje.
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...