Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës

20:12 | 3 Prill 2026
Q L

Pas disa orë diskutimesh, Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për të votuar rezolutën për çmimet e naftës. Rezoluta u shty për seancën e ardhshme.

 

Seanca u mbajt me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndryshe, gjatë ditës, deputetët e Kuvendit të Kosovës bënë shqyrtimin e Propozimit të Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në koston e jetesës, si dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale