Në Kuvend është duke u zhvilluar seanca e jashtëzakonshme për diskutimin e çmimeve të naftës dhe produkteve bazë.
Deputetët e opozitës kërkuan që ndër masat që duhet të merren për këtë të jetë edhe ulja e TVSH-së.
Për këtë propozim foli edhe ministrja e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, për çka tha se kjo praktikë nuk ka ndikuar në çmimin e produkteve që blen konsumatori.
“Të mos harrojmë që kjo praktikë ka ndodhur në vitin 2016, në qeverisjen e Isa Mustafës, nga 18% në 8%. Por që sipas vlerësimeve, nuk është ulur çmimi i produkteve bazë, pra ju e keni provuar vetë këtë praktikë, të cilën e keni propozuar”, theksoi Kusari-Lila.
Ajo theksoi se me uljen e TVSH-së ata që përfitojnë janë operatorët e jo qytetarët.
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...