Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në një takim të rinj kosovarë të cilët janë rikthyer në vend pas përfundimit të studimeve në Britani.
Ai është shprehur i emocionuar për potencialin dhe rolin që këta të rinj pritet të kenë në zhvillimin e shoqërisë.
“Studiuesit tanë më të fundit të shkëlqyer të bursës Chevening erdhën për një çaj pasditeje në rezidencën time. Studimet në Britani i kanë kthyer ata në Kosovë me aftësi dhe njohuri unike në fusha të ndryshme si inteligjenca artificiale, industria e filmit, terapia e të folurit dhe ekonomia e mirëqenies”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.
Tutje Hargreaves shtoi se mezi pret të ndjekë kontributin e tyre, ndërsa ata bëhen pjesë e komunitetit të alumnëve Chevening.
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...