Deputeti i LDK, Besian Mustafa, ka kërkuar afat shtesë për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që pritet të votohen në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë fjalës së tij, Mustafa theksoi se nuk e përkrah futjen e këtyre marrëveshjeve në rendin e ditës në këtë formë procedurale.
Ai sqaroi se Komisioni për Buxhet ishte ftuar të martën, ndërsa përpjekja për futjen e pikave në rendin e ditës të enjten nuk i jep kohë të mjaftueshme për analizë.
“Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet marrëveshjet ndërkombëtare, kemi një rast të veçantë. Të martë është ftuar Komisioni për Buxhet për të mërkurën dhe menjëherë, të enjten po tentohet që këto pika të futen në rend të ditës. Parimisht jemi për marrëveshjet ndërkombëtare, por në këtë rast kërkojmë afat shtesë që të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së të kenë kohë që t’i analizojnë e të arrijmë tek një qëndrim i përbashkët. Prandaj, ne nuk i përkrahim përfshirjen e tyre në rendit e ditës në këtë procedurë”, tha ai.
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse