Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar marrjen e një vendimi të rëndësishëm për pjesëtarët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.
Nëpërmjet një njoftimi, Krasniqi ka bërë me dije se, me qëllim të gjithëpërfshirjes, përfaqësimit dhe qasjes së barabartë në shërbimet komunale, edhe këtë vit ka marrë vendim për regjistrim falas të pjesëtarëve të këtyre komuniteteve.
“Regjistrimi falas i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian do të dëshmojë përkushtimin tonë ndaj përfshirjes, duke siguruar që të gjithë anëtarët e shoqërisë të njihen dhe të kenë qasje në shërbimet komunale” shkroi Krasniqi.
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...