Agjencia për Media dhe Informim (MIA) pranë qeverisë së Shqipërisë, reagoi pas paralajmërimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, se grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.
Përmes një reagimi për mediet, MIA thekson se agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë “nuk kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane”.
“Ambasada e SHBA jep rregullisht alarme të tilla, madje edhe kur dalin në protestë grupe opozitare që djegin kazanët e mbeturinave apo gjuajnë me molotov për të dalë në fotografi në gazetat e huaja, por agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë nuk kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane”, thuhet në reagim.
“Kështu që ne i ftojmë qytetarët amerikanë të mos humbasin asnjë nga mundësitë e mrekullueshme që ofron Shqipëria, me vendet e saj të panumërta turistike, mikpritjen e saj të pakonkurueshme dhe ushqimin e saj të paqortueshëm”, thuhet në reagimin e MIA-s./atsh
LEXO EDHE:
ShBA paralajmëron: Objektiva në Shqipëri mund të bëhen cak i grupeve pro-iraniane
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...