Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur sot emërimet në disa pozita kyçe organizative të partisë, duke theksuar se vendimet vijnë në kuadër të konsolidimit politik dhe organizativ të LDK-së, sipas Deklaratës Politike të miratuar nga Kuvendi i fundit.
Në një komunikatë në rrjete sociale, Abdixhiku njoftoi:
Ilir Ferati emërohet Sekretar i Përgjithshëm i partisë, me përgjegjësi për drejtimin dhe koordinimin e aparatit institucional dhe administrativ, si dhe për zbatimin e vendimeve të organeve drejtuese.
Sokol Haliti emërohet Sekretar për Mërgatë, duke u fokusuar në forcimin e lidhjes së partisë me mërgatën dhe përfshirjen e saj aktive në jetën politike dhe zhvillimore të vendit.
Visar Azemi emërohet Sekretar Organizativ, përgjegjës për koordinimin e strukturave organizative dhe forcimin e funksionimit të partisë në të gjitha nivelet.
Abdixhiku falënderoi gjithashtu Imri Ahmetin, i cili deri në Kuvendin e fundit ka mbajtur me përkushtim detyrën e Sekretarit të partisë, duke dhënë një kontribut të çmuar në funksionimin institucional dhe organizativ të LDK-së.
“Këto emërime janë pjesë e procesit të riorganizimit dhe fuqizimit të mëtejshëm të strukturave drejtuese të partisë. Së shpejti do të prezantoj edhe përbërjen e re të Kryesisë së LDK-së,” tha Abdixhiku.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...