Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti në takim Shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Në takim, u shpreh vlerësimi për punën e EULEX-it në Kosovë, me theks roli në monitorimin e institucioneve të drejtësisë dhe kontributi në avancimin e sundimit të ligjit.
Në këtë kontekst, pati dakordim se sfidat në sistemin gjyqësor vazhdojnë të jenë të pranishme, veçanërisht në aspektin e vonesave në trajtimin e rasteve, menaxhimit joefikas të tyre dhe mungesës së konsistencës në vendimmarrje. U theksua nevoja për reforma të thella që rrisin disiplinën, llogaridhënien dhe efikasitetin e gjyqësorit.

“Palët u pajtuan që digjitalizimi është element kyç në dobi të transparencës dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Po ashtu, u theksua se është e domosdoshme që sistemi elektronik për menaxhimin e lëndëve të zbatohet nga çdo gjykatës dhe prokuror. EULEX-i mbetet një partner i rëndësishëm për Kosovën në fushën e sundimit të ligjit. Kryeministri riafirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj ligjshmërisë e legalitetit dhe si rrjedhojë, vazhdimin e reformave që sigurojnë drejtësi efikase, transparente dhe llogaridhënëse”, thuhet në njoftim nga ZKM./Arbresh.info

Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri në Prishtinë
A mundet Trumpi t’i nxjerrë vërtet SHBA-të nga NATO? Çfarë d...
Rritja e çmimit të naftës, qytetarët kufizojnë përdorimin e ...
ShBA paralajmëron: Objektiva në Shqipëri mund të bëhen cak i...
KS i OKB diskuton për Kosovën këtë muaj, nuk sheh progres në...
Hajdari: Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend