Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe në Lubeniq të Pejës, në nderim të civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe.
Me këtë rast kryetarja Haxhiu tha se java e fundit e marsit të vitit 1999 ishte e mbushur me vrasje dhe masakra, dhunë e cila vazhdoi edhe gjatë muajit prill.
Kryetarja e Kuvendit kujtoi se Lubeniqi përjetoi tri masakra të rënda: një më 25 maj 1998, dhe dy të tjera më 1 prill dhe 7 prill 1999.
“Më 1 prill 1999, në orët e hershme të mëngjesit, njësitë paramilitare serbe, nën drejtimin e grupit “Çakejt”, rrethuan fshatin dhe më pas hynë në brendësi të tij. Aty grumbulluan civilët e paarmatosur dhe shtinë mbi ta me mitraloz. Pas kësaj, nga afër ekzekutuan me armë zjarri ata që mbijetuan, ndërsa disa prej viktimave madje edhe i dogjën”, theksoi kryeetarja Haxhiu, duke shtuar se shumë prej viktimave, të moshave të ndryshme, u gjetën më vonë në varrezën masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit.
“Ne jemi këtu për ta kujtuar këtë krim të shtetit serb, për të nderuar kujtimin e civilëve të vrarë dhe për të ritheksuar se nuk harrojmë sakrificën tonë dhe rrugëtimin drejt lirisë. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve”, theksoi kryetarja Haxhiu.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...