Në përvjetorin e 27-të të masakrës në fshatin Lybeniq të komunës së Pejës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, bëri homazhe te varrezat e të vrarëve nga forcat e armatosura të Serbisë.
Mëngjesin e hershëm të 1 prillit të vitit 1999, pjesëtarë të njësive “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” të ushtrisë serbe sulmuan fshatin, duke i nxjerrë banorët nga shtëpitë e tyre dhe duke i mbledhur në mes të fshatit, afër xhamisë.
Ata kishin ndarë dhe dëbuar duke i nisur drejt Shqipërisë fëmijët, gratë dhe të moshuarit, ndërsa kishin ekzekutuar me rafalë të pandalshëm të armëve automatike 59 burra të familjeve: Alimehaj, Ukshinaj, Huskaj, Hamzaj, Bobi, Shoshi, Morina, Jahmurataj, Avdullahaj, Bushati, Sylaj, Haradinaj, Rrustemaj, Lokaj, Rexhaj, Tahiraj dhe Berisha.
Përkundër dokumentimit qysh më 1999 nga Human Rights Watch, si dhe dëshmive dhe dëshmitarëve, Serbia ka zvarritur dhe mjegulluar një proces gjyqësor të nisur atje. Shteti gjenocidal i Serbisë vazhdon të refuzojë të ballafaqohet me të kaluarën e errët, ndërsa është shndërruar në tokë të varrezave masive dhe strehë e kriminelëve të luftës./Arbresh.info

Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pe...