Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka goditur me veturën e tij, veturën e zyrtare të Policisë së Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:03, në Ferizaj.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka goditur me veturën e tij dhe automjetin zyrtar të PK-së me çrast është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Meta i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë, kërkon lirinë
MINTI themelon komision të posaçëm për verifikimin e njehsor...
Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerik...
BE shpreh keqardhje për anulimin e takimit Brdo-Brioni nga K...
Ambasada e ShBA-së mesazh lojtarëve: Luani fort dhe bëjeni K...
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s