Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u shpreh optimist se Irani mund të “shembet nga brenda”, duke theksuar se operacionet aktuale kanë kaluar tashmë gjysmën e rrugës drejt objektivave të vendosura për luftën.
Në një intervistë për Newsmax, ai deklaroi se progresi është i dukshëm, por shmangu përcaktimin e një afati të saktë kohor për përfundimin e këtyre objektivave.
“E kemi kaluar qartësisht gjysmën e rrugës. Por nuk dua të përcaktoj një afat kohor. Ky regjim do të shembet nga brenda”, deklaroi ai.
Sipas tij, veprimet në vazhdim synojnë dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit, përfshirë ato balistike dhe bërthamore, si dhe rritjen e presionit të brendshëm ndaj regjimit.
“Për momentin, pikërisht tani, ajo që po bëjmë është ndryshimi i aftësive të saj ushtarake, aftësive të saj balistike, aftësive të saj bërthamore dhe gjithashtu dobësimi i saj nga brenda”, deklaroi kryeministri.
Netanyahu ngriti gjithashtu shqetësimin se Perëndimi nuk ka reaguar sa duhet ndaj ambicieve bërthamore të Iranit, duke paralajmëruar për rrezikun që ai paraqet prej vitesh.
“Në lidhje me reagimin ndërkombëtar, ai ngriti shqetësimin: “Pyetja është nëse Perëndimi do të zgjohet. Irani ka vite që synon të ketë armë bërthamore dhe sisteme të shpërndarjes bërthamore, megjithatë shumë e kanë injoruar këtë”, shtoi ai.
Në këtë kontekst, ai përmendi edhe presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar se ky i fundit ka paralajmëruar për kërcënimin iranian që dekada më parë, që nga koha e krizës së pengjeve në ambasadën amerikane.
Zhegrova feston 27-vjetorin në finalen historike ndaj Turqis...
Tronditëse në Itali/ Ishte vrarë nga ish-partneri i saj, per...
Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen...
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...