Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para objektit të Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ku ka kërkuar nisjen e menjëhershme të hetimeve për njehsorët elektrikë.
Ai bëri të ditur se kanë dorëzuar 884 dëshmi të mbledhura, si dhe qindra ankesa nga qytetarët, duke kërkuar zbardhjen e rastit.
“Sot kemi ardhë në ZRRE për t’i deponuar 884 dëshmi dhe për të kërkuar që hetimi të fillojë menjëherë, për të parë sa e madhe është kjo vjedhje”, tha Azemi.
Sipas tij, qytetarët jo vetëm që presin përgjigje, por edhe kompensim për dëmet e shkaktuara. Ai theksoi se ka dëshmi për matje të pasakta të njehsorëve dhe pretendoi se humbjet mund të jenë milionëshe.
Azemi shtoi se KEDS ka reaguar duke përmendur devijime teknike, por sipas tij, rasti kërkon hetim të plotë institucional.
Pas dorëzimit të dëshmive, Azemi së bashku me deputetin Alban Zogaj dhe përfaqësues të tjerë të LDK-së zhvilluan takim me përfaqësues të ZRRE-së./rtk
Abdixhiku: Duhet të flasim për zhvillim, projekte e integrim...
I nominuari për ambasador të SHBA në Shqipëri: Mbështetje SP...
Nis renovimi i Stacionit Policor në Podujevë
A duhet që Europa t’i kontrollojë pasagjerët e aeroporteve p...
Rama: Më 28 maj nën patronatin e Kryeqytetit përkujtohen Feh...
Lushtaku ushtron padi ndaj Kurtit: Deklaratat e tij janë shp...