Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vlerësoi sot se procesi negociatave me Bashkimin Europian rrit në mënyrë thelbësore kapacitetet institucionale të vendit.
Në një takim informues mbi ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian, Rama vlerësoi se “Shqipëria po ecën pa u ndalur, me hapa konkretë dhe të sigurt për të përmbushur reformat që na përafrojnë me standardet europiane”.
Kryeministri theksoi se është shumë e rëndësishme që edhe opinioni publik ta ketë një ide për gjithë kompleksitetin e kësaj përpjekje të madhe kombëtare.
“Ajo që flitet në publik është shumë shumë, shumë e reduktuar, ose shumë bazike ose tërësisht pa lidhje me këtë proces. Sigurisht që procesi ka shumë ngarkesë dhe realisht është për t’u përgëzuar gjithë skuadra e negociatave”, tha Rama, ndërsa solli në vëmendje takimet e zhvilluara nga ministrat në Bruksel.
Sipas kreut të qeverisë, “procesi ka një dobi të jashtëzakonshme dhe është i pazëvendësueshëm”.
“Shpeshherë tendenca e përgjithshme është të shikohet anëtarësimi në BE në mënyrë shumë të sipërfaqshme dhe mos të kuptohet se në të vërtetë ky proces është historik se transformon shtetin shqiptar dhe u jep institucioneve të shtetit një fuqi dhe kapacitete që nuk e kanë pasur kurrë në historinë tonë”, u shpreh Rama.
Rritja e kapaciteteve institucionale, sipas tij, sjell dhe forcim të rendit ligjor në të gjitha aspektet, jo thjesht në ushtrimin e pavarur gjyqësor por në aspektin e ushtrimit të pushtetit të çdo institucioni në funksion të zbatimit të ligjit dhe garantimit të të drejtave të qytetarëve.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic