Tottenham Hotspur ka konfirmuar zyrtarisht se trajneri Igor Tudor është larguar nga klubi.
Sipas tyre është arritur marrëveshje e përbashkët për ndërprerjen e bashkëpunimit me efekt të menjëhershëm, shkruan Arbresh.info.
Së bashku me të, nga detyrat janë larguar edhe trajneri i portierëve, Tomislav Rogic, si dhe trajneri i përgatitjes fizike, Riccardo Ragnacci.
Në njoftimin zyrtar, klubi ka falënderuar Tudor dhe stafin e tij për punën e bërë gjatë gjashtë javëve të fundit, duke theksuar përkushtimin dhe angazhimin maksimal gjatë kësaj periudhe.
Po ashtu, klubi ka shprehur mbështetjen për Tudorin në këtë moment të vështirë personal, pas humbjes që ai ka pësuar së fundmi në familje.
Klubi ka bërë të ditur se së shpejti do të japë informacione të reja në lidhje me emërimin e trajnerit të ri.
Spurs ndodhen në një pozitë të vështirë në tabelën e Premier Leagues, ku kanë 30 pikë në vendin e 17-të, një pikë më pak se West Hami i 18-ti, pozicion ky që të dërgon në Championship./Arbresh.info
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...