Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se Shqipëeia ditën shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.
Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme në orët e mesditës dhe deri në fund të saj; të herëpashershme dhe intensitet të ulët ndërsa hera-herës dhe në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësitë mbi 400-500 metër, në lindje – juglindje në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mënyrë të izoluar deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe male era hera-herës me shpejtësi deri në 17 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete 3-5 ballë.
Hysen Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetë...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...