Mbyllet për publikun seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, kjo është arsyeja

11:42 | 27 Mars 2026
Q L

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është mbajtur shqyrtimi gjyqësor për rastin tragjik të vrasjes së Liridona Ademajt.

Në seancën e sotme, u dëgjua dëshmia e të akuzuarit Kushtrim Kokalla.

Kjo seancë sot u mbyll për publikun, pasi që do të parashtrohen pyetje për jetën private të Liridona Ademajt dhe Naim Murselit.

Seanca e radhës është vendosur me 17 prill.