Kombëtarja shqiptare përballet sonte me Poloninë në Varshavë, sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Një mungesë e madhe për kuqezinjtë do të jetë Rey Manaj, i cili ka humbur këtë sfidë pas një dëmtimi që pësoi me skuadrën e tij Sivasspor, shkruan Arbresh.info.
Përkundër mungesës ai i ka dhënë një përkrahje morale kombëtares dhe ka një mesazh për futbollistët shqiptar.
“Hajde çuna na bëni krenar sonte”, ka shkruar ai në ‘InstaStory’.

Ndryshe, Manaj realizoi tre nga shtatë golat e Shqipërisë në kualifikimet për Kupën e Botës, ku kuqezinjtë u renditen të dytit dhe fituan mundësinë e play-offit./Arbresh.info
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C