Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është deklaruar sërish lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, dhe, mundësive të presidentes Vjosa Osmani për një mandat të dytë në krye të shtetit.
Nagavci, ka thënë se me presidenten kanë ‘’pasur një raport shumë korrekt profesional”, dhe se, Osmani duhet t’i shprehë ‘’publikisht falënderimet për bashkëpunimin’’ me VV’në.
Nagavci, në intervistën për Euronews Albania u shpreh se Vjosa Osmani nuk i ka votat e nevojshme për t’u rizgjedhur presidente
“Gjatë kësaj kohe është diskutuar shumë për zonjën Osmani, ne ja kemi bërë me dije se nuk janë 80 deputetë të qëndrojnë në sallë, që nuk e mbështesin edhe për një mandat. Kemi pasur deklarata publike, ka edhe deputetë të LDK që nuk e mbështesin, ajo nuk i ka votat për t’u rizgjedhur. Duhen firmat, PDK e ka bërë të qartë që nuk e mbështet, edhe brenda LDK nuk kanë qenë të gjitha nënshkrimet. Ne e kemi bërë të qartë që nuk kemi pasur hatërmbetje as më herët, përkundër që ne kemi pasur një pesë vjeçar të bashkëpunimit në pozitat institucionale, kemi pasur një raport shumë korrekt profesional, dhe zonja Osmani, unë besoj që më e pakta që duhet të bëjë, dhe do ta bëjë, besoj, është që të shprehë edhe publikisht falënderimet që ka pasur në mënyrë joformale ose jo publike për bashkëpunimin që kemi pasur’’, ka thënë ajo.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë