Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin e ardhshëm zhvillimor të Prishtinës

09:59 | 26 Mars 2026
E.H

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Federico Collina, me të cilin diskutuan çështje kyçe që lidhen me zhvillimin dhe sigurinë në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama i prezantoi Gjeneralit Planin e ardhshëm Zhvillimor Komunal, transmeton Arbresh.info

“Gjatë takimit prezantova edhe Planin e ardhshëm Zhvillimor Komunal, i cili pritet të dalë për konsultim publik brenda muajit të ardhshëm, me synimin për të siguruar pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe transparencë të plotë institucionale. Ky dokument strategjik do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës sonë në vitet në vijim”, ka shkruar Rama.

“Diskutimi konfirmoi rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për çështje që ndikojnë në zhvillimin e qytetit dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve. Prishtina mbetet e përkushtuar në forcimin e institucioneve, përmirësimin e planifikimit urban dhe krijimin e kushteve për një të ardhme më të sigurt, më të organizuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e saj”, tha Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale