Kombëtarja e Kosovës në hendboll nesër do të mësojë kundërshtarët e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028.
Shorti do të zhvillohet në Lisbonë, duke filluar nga ora 19:00, pas fitores së Kosovës ndaj Bosnjë-Hercegovina këtë të diel.
Janë 32 ekipe kombëtare që do të garojnë për 20 vende të tjera në Euro 2028, pasi tri vendet pritëse – Spanja, Portugalia dhe Zvicra – dhe kampionia në fuqi, Danimarka, kualifikohen direkt.
Kualifikimet do të zhvillohen në tetë grupe me nga katër ekipe secili. Dy të parët e secilit grup dhe katër ekipet më të mira që do të renditen të tretat do të kualifikohen në Euro 2028. Për shkak të ngritjes së nivelit të performancës, Kosova do të fillojë direkt nga faza finale kualifikuese, ndërsa për Euro 2026 nisi nga raundi promovues.
Në short, Kosova do të jetë në vazon e katërt së bashku me: Estonia, Finlanda, Izraeli, Letonia, Luksemburgu, Sllovakia dhe Turqia.
Vazoja e parë përbëhet nga: Kroacia, Franca, Gjermania, Hungaria, Islanda, Norvegjia, Sllovenia dhe Suedia.
Vazoja e dytë përfshin: Austria, Çekia, Ishujt Faroe, Italia, Maqedonia e Veriut, Holanda, Polonia dhe Serbia.
Ndërkohë, vazoja e tretë përbëhet nga: Belgjika, Bosnjë-Hercegovina, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Mali i Zi, Rumania dhe Ukraina.
Ndeshjet e para të kualifikimeve do të zhvillohen më 4 dhe 5 nëntor të këtij viti.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...