Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, e cila i ka dhënë afat shtesë prej 34 ditësh Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, është e rëndësishme që të ketë kompromis mes partive politike për zgjedhjen e presidentit.
“Është shumë e rëndësishme që e para Kuvendi të vazhdojë punën, e dyta që të ketë një kompromis dhe dakordim mes forcave politike për zgjedhjen e presidentit … Derisa vazhdojnë negociatat për një person konsensual, besoj që mund të vazhdojmë me agjendën legjislative”, është shprehur ajo Kusari-lila në KTV.
E pyetur nëse Glauk Konjufca do të jetë kandidati i Vetëvendosjes për president ajo ka thënë se është herët të flitet dhe se do të shihet mundësi e mbështetjes nga opozita.
“Kjo është shumë e hershme, do shihet si është disponimi dhe mundësia e mbështetjes nga opozita, besoj se duhet t’i kthehemi tavolinës dialogimit mes subjekteve. Kurti udhëheq diskutimin edhe me kryetarin e PDK, LDK. Mesa kemi parë nuk ka pasur diskutim me AAK-në, qëndrimi i tyre ka qenë paksa i çuditshëm sepse as nuk kanë qëndruar në sallë dhe kanë thënë se nuk do enë aty për të votuar. Duhet pasur një diskutim të gjerë dhe seriozitet se çka po rrezikohet me stabilitetin e vendit nëse shkohet në zgjedhje”, ka theksuar Kusari-Lila.
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028