Këshilltari Ligjor në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Blerim Sallahu ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që dekreti i presidentes, Vjosa Osmani “nuk prodhon asnjë efekt juridik”.
Po ashtu Gjykata u ka dhënp deputetëve edhe 34 ditë afat për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës.
Sallahu u shpreh krenar që ka qenë pjesë e rendësishme në rrëzimin e këtij dekreti që ai e quan kundërkushtetues.
“Kam qenë shumë i lumtur kur e patëm rrëzuar Qeverinë Hoti në Gjykatë Kushtetuese, ama si asnjëherë më parë ndihem krenar dhe jashtëzakonisht i lumtur që kam qenë pjesë shumë e rëndësishme në rrëzimin e këtij dekreti kundërkushtetues me tendenca të përmbysjes së rendit kushtetues! Ju faleminderit!”, ka shkruar Sallahu në Facebook./Arbresh.info
Rriten çmimet e biletave në pothuajse të gjitha linjat ndëru...
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...