
Soccer Football - Euro 2024 - Group F - Turkey v Georgia - Dortmund BVB Stadion, Dortmund, Germany - June 18, 2024 Turkey's Arda Guler celebrates scoring their second goal REUTERS/Wolfgang Rattay
Turqia është nikoqire e Rumanisë në ndeshjen gjysmëfinale të play-offit të Kupës së Botës.
Një ditë para kësaj përballje mesfushori i Real Madridit, Arda Guler ka folur për këtë ndeshje dhe rëndësinë që ka për ta kualifikimi në Botëor.
“Rumania është një skuadër e fortë, me një trajner që e njeh mirë Turqinë dhe me një lojtar simbol shumë të dashur për tifozët e tyre. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të dy vendet, por objektivi ynë i vetëm është të kualifikohemi në Botëror. Shpresojmë të arrijmë t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur”.
“Nuk mendojmë se do të jetë e lehtë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme edhe për ta dhe kur luhet një takim i vetëm, nuk ka favoritë. Të gjithë do të japin maksimumin”, tha ai.
Turqisë i mungon një Kampionat Botëror që nga viti 2002, teksa tashmë kanë një gjeneratë të Artë, ku sipas Gulerit është ëndërr e tyre të arrijnë atje.
“Në Botërorin tonë të fundit nuk kisha lindur ende, por e di sa i rëndësishëm është për vendin tonë. Pas eliminimit nga Evropiani, motivimi ynë ka qenë vetëm një: të kualifikohemi në Botëror. Është ëndrra jonë”.
“Mund të konkurrojmë me këdo. Jemi mësuar të luajmë bashkë dhe shumë prej nesh vijnë nga klube që kanë bërë mirë edhe në Evropë”, potencoi Arda.
Në rast të fitores së Turqisë, kjo kombëtare do të përballet me fituesin e ndeshjes Sllovaki – Kosovë për një vend në Botëror.
Ndeshja mes fituesit të ndeshjes Turqi – Rumani, duelin e 31 mars për një vend në Botëror do ta luajnë në Prishtinë ose Bratislavë./Arbresh.info
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të...
Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ...
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...