Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës,Albulena Haxhiu, në konferencën hapëse të Javës së Gruas (WoW) 2026, ka theksuar rëndësinë e rritjes së mbikëqyrjes parlamentare dhe rolit kyç të komisioneve parlamentare në funksionimin e demokracisë dhe kontrollin e institucioneve.
“Në këtë drejtim, është e rëndësishme që komisionet parlamentare të krijohen dhe të funksionojnë në mënyrë që të rritet mbikëqyrja parlamentare”, tha ajo, duke nënvizuar se këto komisione duhet të organizohen në përputhje me strukturën e Qeverisë dhe numrin e ministrive për të garantuar një mbikëqyrje efektive.
Sipas saj, përveç ministrive, Kuvendi mbikëqyr edhe 33 institucione të pavarura që raportojnë drejtpërdrejt në Kuvend. Ajo shtoi se diskutimet në seanca plenare janë të rëndësishme, por puna më e madhe bëhet në komisione.
Duke folur për agjendën legjislative të Qeverisë, që përmban rreth 174 projektligje, ajo theksoi se trajtimi i saj është vonuar për shkak të një mase të përkohshme dhe se duhet pritur deri më 30 maj për të pasur qartësi mbi hapat e mëtejmë. Haxhiu u zotua se do të angazhohet maksimalisht që projektligjet të shqyrtohen në mënyrë cilësore, duke përfshirë edhe perspektivën gjinore.
Ajo gjithashtu kërkoi përfshirje më të madhe të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në hartimin dhe shqyrtimin e ligjeve: “Duhet të shmangim miratimin e ligjeve që nuk i përgjigjen rrethanave tona”, tha ajo, duke theksuar sfidën e zbatimit të ligjeve në praktikë.
Në fund, Haxhiu shprehu gatishmërinë për të fuqizuar rolin e institucionit që drejton. Sipas saj deri më tani nuk ka munguar vullneti për reforma në këtë drejtim./rtk
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...