Një hetim i gjerë, i kryer nga autoritetet turke për drogë, ka çuar në lëshimin e disa urdhër arresteve ndaj personave të famshëm, mes të cilëve edhe aktorja shumë e njohur për publikun shqiptar, Hande Erçel.
Sipas mediave turke, u kryen kontrolle në 16 adresa të ndryshme nga Departamenti i Krimeve kundër Narkotikëve në Stamboll, 14 persona u arrestuan dhe dërguan në paraburgim.
Hetimi raportohet se lidhet me akuzat për “prodhim dhe trafikim të narkotikëve”, “lehtësim të përdorimit të narkotikëve”, “posedim të narkotikëve për përdorim personal”, “përdorim të narkotikëve” dhe “nxitje dhe ndërmjetësim të prostitucionit”.
Ndër emrat e përfshirë janë Fikret Orman, Hakan Sabancı (ish partneri i aktores), Kerim Sabancı, Burak Elmas, Didem Soydan dhe Güzide Duran.
Pas bërjes bujë të lajmit, aktorja e famshme ka bërë një reagim përmes një postimi në rrjete sociale, duke deklaruar se ndodhet aktualisht jashtë vendit për studime. Ajo u shpreh se ka besim te sistemi i drejtësisë, duke shtuar se beson që situata do të sqarohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Jam jashtë vendit për rreth një muaji për arsye shkollimi. Mbrëmë, ashtu si ju, edhe unë u vura në dijeni për çështjen përmes lajmeve në media. Për të zbardhur këtë situaë do të kthehem në vend , do të bëj shpjegimet e nevojshme dhe do të jap dëshminë time. Jam dikush që e do vendin e tij, që i beson shtetit dhe drejtësisë turke. Besoj se situata do të sqarohet sa më parë. “, deklaroi aktorja.
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...