Nxënës sulmon me thikë mësuesen në Itali, gjendja e saj kritike

10:06 | 25 Mars 2026
E.K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bergamo, Itali, ku një nxënës ka sulmuar me thikë një mësuese.

Sipas mediave italiane, sulmi ka ndodhur para shkollës së mesme, pak para se të fillonte mësimi. Objektivi i sulmit ka qenë një mësuese e gjuhës frënge, ndërsa motivet ende nuk janë të qarta.

Mësuesja është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.