Trupat e KFOR-it, të angazhuara në Komandën Rajonale Perëndim (RC-W), kanë zhvilluar një sërë marshimesh të vështira malore në terrenin e thepisur të Kosovës, duke arritur në lartësitë që mbikëqyrin kampin “Camp Villaggio Italia” në Peja.
Sipas njoftimit, këto ushtrime kanë për qëllim rritjen e ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë së njësive, duke siguruar që ato të jenë të përgatitura për të reaguar në çdo moment kur kërkohet.
Përmes aktiviteteve të tilla, personeli i KFOR-it ruan nivel të lartë të vetëdijes situative në terren.
“KFOR-i vazhdon zbatimin e mandatit të tij, i cili buron nga Rezoluta 1244, me synim garantimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët dhe lirinë e lëvizjes në gjithë territorin. Në përmbushjen e këtij misioni, KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX, sipas roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...
Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...