Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore dhe memorialit të ushtarëve të rënë të NATO-s në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
“Në përvjetorin e fillimit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, kujtojmë një nga momentet më përcaktuese të historisë sonë moderne. Më 24 mars 1999, përballë një tragjedie njerëzore nga veprimi gjenocidal i Serbisë, aleanca ushtarake më e fuqishme e botës demokratike ndërmori veprime vendimtare për të ndalur mizorinë e regjimit kriminal. Ky ishte një akt që i dha fund një epoke të errët dhe hapi rrugën drejt lirisë dhe paqes. “NATO air, just do it” mbetet simbol i thirrjes për veprim në mbrojtje të vlerave universale, një thirrje që u dëgjua dhe u përkthye në vendim dhe përgjegjësi historike. Mirënjohje e përhershme për gra e burra të NATO-s, të cilët qëndruan në anën e drejtë të historisë”, tha ajo.
Osmani shtoi se kjo ditë rikujton se liria dhe paqja kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm “dhe se, në momentet vendimtare, veprimi është ai që e përcakton historinë”.
U mbajt takim koordinues me përfaqësuesit e gjendjes civile ...
Krim brenda familjes në Fier, burri vret gruan me armë zjarr...
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...