Ish-trajneri i Liverpool, Jürgen Klopp, ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve që e lidhin me një kalim të mundshëm te Real Madrid, gjatë një konference për media në Gjermani.
58-vjeçari u prezantua të hënën si analist për Kupën e Botës në “Magenta TV”, së bashku me Thomas Müller dhe Mats Hummels.
Pas prezantimit, treshja mori pjesë në një konferencë për media, ku Klopp u pyet për të ardhmen e tij.
Fillimisht, ai iu përgjigj me qetësi pyetjes për mundësinë e drejtimit të kombëtares së Gjermanisë, duke thënë se nuk ka plane të tilla aktualisht dhe se gjithçka mund të ndryshojë në të ardhmen.
Megjithatë, situata u tensionua kur ai u pyet për një kalim të mundshëm te Real Madridi. Klopp reagoi me nervozizëm, duke e quajtur të gjithë historinë “marrëzi” dhe duke kritikuar mediat për shpikje lajmesh pa bazë.
“Kur bëhet një histori vërtet histori? Kur dikush shkruan diçka në letër, apo kur ka diçka reale? A më ka telefonuar ndonjëherë Florentino Pérez? Jo, asnjëherë,” u shpreh ai me ironi.
Madje, ai shtoi me sarkazëm se mund të marrë edhe drejtimin e Atlético Madrid në të njëjtën kohë, duke nënvizuar absurditetin e thashethemeve.
Klopp gjithashtu mohoi zërat për largim nga roli i tij aktual si drejtues global i futbollit te Red Bull, ku punon që nga fillimi i vitit 2025, duke këshilluar klube si RB Leipzig, RB Salzburg dhe New York Red Bulls.
Ai kritikoi edhe raportimet e mediave austriake, duke i quajtur të pavërteta dhe të pabazuara, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë plan për të ndryshuar pozicionin e tij aktual.
Ndërkohë, raportime të fundit sugjerojnë se roli prapa skenave nuk i përshtatet plotësisht Kloppit, pasi aftësitë e tij dalin më shumë në pah kur është në kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarët si trajner.
Edhe agjenti i tij, Marc Kosicke, ka deklaruar së fundmi se Klopp ndihet i lidhur me Gjermaninë, por nuk e sheh të domosdoshme të marrë drejtimin e kombëtares në këtë moment./Arbresh.info
Mbrojtja e Thaçit kërkon që të urdhërohet Prokuroria të mos ...
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Turqi / ...
27 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Spiropali: Në shë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron