Gjatë natës, Izraeli dhe Irani kanë shkëmbyer sulme. Teherani ka lëshuar raketa dhe dronë ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik.
Ndërkaq, Izraeli ka filluar një valë të re sulmesh në frontin e tij të dytë në luftën kundër milicisë Hezbollah të mbështetur nga Irani në Liban, shkruan Sky News.
Izrael
Ushtria izraelite tha se identifikoi raketa të lëshuara nga Irani, me sistemet e saj mbrojtëse që veprojnë për të “kapur” ato.
Duke postuar në Telegram, ajo u bëri thirrje anëtarëve të publikut “të veprojnë me përgjegjësi dhe të ndjekin udhëzimet”, duke shtuar “ato shpëtojnë jetë”.
Njerëzve u është dhënë udhëzim të hyjnë në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndrojnë atje deri në njoftim të mëtejshëm.
Liban
Ushtria e Izraelit njoftoi gjithashtu vonë mbrëmë se kishte filluar një valë të re sulmesh kundër objektivave të Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Bejrut, kryeqytetin libanez.
Re të mëdha tymi u panë duke dalë nga periferitë jugore të kryeqytetit, të njohura si një fortesë e Hezbollahut.
Kuvajt
Ushtria e Kuvajtit tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin kapur raketa nga Irani për herë të dytë që nga mesnata.
Shtatë linja energjie elektrike ishin nxjerrë gjithashtu jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve nga rënia e mbeturinave, tha ministria e energjisë elektrike e vendit.
Bahrein
Sirenat u dëgjuan në Bahrein disa herë vonë natën e kaluar dhe deri në orët e para të mëngjesit.
Ministria e brendshme e vendit i bëri thirrje publikut të “qëndrojë i qetë dhe të shkojë në vendin më të afërt të sigurt”.
Arabia Saudite
Gjatë natës, ministria e mbrojtjes e mbretërisë tha se kishte kapur dhe shkatërruar disa dronë.
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s