Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në katërvjetorin e vdekjes së saj, duke e cilësuar si një kampione të jashtëzakonshme të lirisë dhe një mike të vërtetë të Kosovës.
Përmes një postimi në platformën X, Osmani ka thënë se kur Kosovës i duheshin më së shumti miq, Albright zgjodhi udhëheqjen në vend të heshtjes dhe drejtësinë në vend të indiferencës.
Ajo ka theksuar se sot breza të tërë që po rriten në liri në Kosovë e çojnë përpara trashëgiminë që Madeleine Albright ndihmoi ta siguronte.
“Populli i Kosovës do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje të thellë”, ka shkruar Osmani. 
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki
Negociata të mundshme me Iranin, Netanyahu dhe JD Vance bise...
Hoti pret në takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, diskutohet ...