Pas një periudhe të rëndë për të dhe familjen e saj, Elijona ka ndarë një tjetër mesazh me ndjekësit, duke folur për mënyrën si po e përballon dhimbjen.
Ajo humbi tragjikisht xhaxhain e saj, i cili u vra javën e kaluar në Gjakovë, ndërsa në këto ditë të vështira ka gjetur forcë të falënderojë publikun për mbështetjen dhe ngushëllimet e shumta.
“Hey zemrat e mia! Faleminderit pafund për çdo mesazh dhe ngushëllim që ma keni dërgu… i vlerësoj me gjithë shpirt. Për momentin jam duke e marrë veten, pak nga pak…”, shkruan Elijona në mesazhin e saj.
Pavarësisht dhimbjes, ajo shpreh vendosmërinë për t’u rikthyer më e fortë.
“Shpresoj shumë që shumë shpejt me u kthy prapë tek ju, edhe ma e fortë se kurrë. Se ju e dini… Eli nuk dorëzohet. Ju dua pafund”, përfundon ajo.
Mesazhi i saj tregon forcë dhe shpresë, ndërsa vazhdon të përballet me këtë humbje të madhe.

Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...