Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se është parandaluar futja e substancave narkotike të dielën në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Sipas SHKK-së, në gjësendet që kishte sjellë një vizitor, ishte kamufluar një qese najloni me 43 gramë drogë,shkruan Arbresh.info.
“Sot, rreth orës 12:30, zyrtarët korrektues të Qendrës Korrektuese të Dubravës kanë parandaluar futjen e substancave të dyshuara narkotike brenda institucionit. Gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga një vizitor, në mënyrë të kamufluar është gjetur një sasi e lëndës së dyshuar narkotike, e mbështjellë me qese najloni, me peshë totale rreth 43 gramë”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se vizita është anuluar, ndërkaq rasti është iniciuar nga Policia.
“Si rezultat, vizita është anuluar, ndërsa vizitori është ndaluar në sallën e vizitave. Për rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë marrë në posedim substancën e dyshuar dhe kanë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e SHKK-së./Arbresh.info
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C