Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë

16:22 | 19 Mars 2026
D.H

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu është lënduar dhe nuk do të jetë në gjendje të jetë i gatshëm për takimin me Sllovakinë, për ndeshjet e play-offit të Kupës së Botës.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer në një konferencë për media para ndeshjes së nesërme me Leipzigun, shkruan Arbresh.info.

“Fatkeqësisht, Leoni e ka lënduar vetën këtë javë. Ai ka marrë një lëndim muskulor dhe do të jetë jashtë fushës për disa javë. Sidoqoftë, nuk jam doktor prandaj nuk do të hyjë në shumë detaje”.

“Nuk mund të them saktësisht për sa kohë do të jetë ashtë, por pritet të jetë gati për pjesën e mbetur të sezonit. Ai ka luajtur rol kyç, prandaj do të kemi sfidë për të gjetur zgjidhje këtë javë. Mungesa e tij është goditje për sistemin tonë, ai gjithashtu ka luajtur rol kyç edhe në aspektin defansiv”, deklaroi ai.

Sipas raportimeve të fundit, Leoni do të jetë jashtë fushave për tri deri në pesë javë.

Padyshim kjo është një prej mungesave më të mëdha të Kosovës për ndeshjen me Sllovakinë.

Lista e Dardanëve publikohet nesër, teksa ndeshja luhet me 26 mars në Bratislavë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale