Selektori i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, ka publikuar të enjten listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Kosovës.
Në listën e lojtarëve Calzona ka përfshirë edhe dy yjet, kapitenin Milan Skriniar dhe mesfushorin e Napolit, Stanislav Lobotka, shkruan Arbresh.info.
Për të dy këta ka pasur raportime se nuk do të jetë në listë, mirëpo që selektori ka vendosur t’i ftojë, pavarësisht se nuk dihet nëse do luajnë.
Skriniar u lëndua në ndeshjen që Fenerbahçe e zhvilloi ndaj Nottingham Forestit më 19 shkurt, në kuadër të play-offit të Ligës së Evropës.
Që nga ajo ndeshje ai nuk është paraqitur fare me skuadrën e tij.
Edhe Lobotka në dy ndeshjet e fundit të Napolit ndaj Torinos dhe Lecces ka munguar.
Kjo është lista e plotë e kombëtares sllovake:

Kujtojmë se ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës luhet me 26 mars në Bratislavë e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit të Kupës së Botës.
Fituesi i kësaj ndeshje luan me fituesin e takimit Turqi – Rumani për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror./Arbresh.info
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...